Cooper sot viziton Kosovën
Prishtinë, 31 janar - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian (BE) në bisedimet teknike Kosovë - Serbi, Robert Cooper, sot do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai është ftuar nga kryenegociatorja, Edita Tahiri, e cila insiston që Cooper të bëjë presion ndaj Serbisë, ndërkohë që do të kërkojë që Serbia të heqë dorë nga kërkesa për përfaqësimin e Kosovës në rajon nën Rezolutën 1244.
Ndryshe Cooper kishte anuluar viziten e tij javen qe shkoj shkaku i motit të ligë në Kosovë dhe bllokimit të rrugëve nga bora e madhe.
Ndërkaq në Beograd, Cooper ka biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq.
Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.