Cooper në Kosovë për ecurinë e bisedimeve Kosovë - Serbi
Prishtinë, 16 mars - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Kosovës për dialog me Republikën e Serbisë, u takua sot me Robert Cooper, këshilltar i lartë në kabinetin e Baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e procesit të dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.
Ata kanë rënë dakord që të vazhdohen konsultimet për finalizimin e agjendës dhe për mbarëvajtjen e procesit të dialogut.