05 Maj 2024

Cooper anulon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 26 janar - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për bisedime Kosovë - Serbi, Robert Cooper sot, ka anuluar viziten shkaku i motit të ligë në Kosovë dhe bllokimit të rrugëve nga bora e madhe.

“Ndërmjetësi Robert Cooper ka realizuar takimet e planifikuara në Beograd dhe për shkak të motit të ligë ai nuk do të udhëtojë drejt Kosovës por do të kthehet në Bruksel prej nga do të ketë video-diskutim me udhëheqësen e bisedimeve nga pala kosovare Edita Tahirin”, citon burimet e saja nga Brukseli gazeta Zëri.

Ndërkaq në Beograd, Cooper ka biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq.

Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Stefanoviq dhe Cooper kanë biseduar, siç thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Serbisë, rreth çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë. Në komunikatë nuk përmenden detaje të propozimeve të Stefanoviqit.

Zyrtarët evropianë kanë thënë ditë më parë se vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë të rëndësishëm për vazhdim të integrimit evropian të Beogradit.

Diplomatët evropianë, kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë çështje të rëndësishme për euro-integrimin e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)