18 Janar 2025

Çollaku: Të punojmë që procesi për vizat të përmbyllet këtë vit

Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka bërë me dije se më 5 shtator Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është duke pritur vendim meritor dhe pozitiv për vizat.

Çollaku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se është e sigurt se vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave do të merret deri në fund të këtij viti nëse ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nëse Bashkimi Evropian zbaton obligimin e vet në raport me Kosovën.

Por, sipas tij, në rast se Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e Demarkacionit, mund të ndodhë që procesi të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)