19 Janar 2025

Çollaku takohet me ambasadoren e Estonisë

Prishtinë, 15 mars - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovën, Eve-Külli Kala.

Palët diskutuan për zhvillimet e fundit në kuadër të agjendës evropiane të Kosovës duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku, informoi diplomaten estoneze se Kosova ndodhet në fazën finale të përmbylljes së këtij procesi, pasi që ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe se pritet që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.

Po ashtu foli edhe për përgatitjen e institucioneve vendore për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila pritet të hyj në fuqi me 1 prill.

Lidhur me këtë ambasadorja e Republikës së Estonisë,  znj. Eve-Külli Kala, përgëzoi ministrin Çollaku, duke ofruar përvojën e shtetit të saj në zbatim të MSA-së.

Njëkohësisht ambasadorja Kala, përsëriti qëndrimin përkrahës të shtetit të saj për liberalizimin e vizave për kosovarët si dhe në përgjithësi për agjendën evropiane të Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)