20 Janar 2025

Çollaku: Rekomandimi për vizat çështje javësh

Prishtinë, 25 janar - Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, u mblodh sot për të shqyrtuar Raportin lidhur me plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave, paraqitur nga Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane.

Znj. Sahatqija në fillim të këtij takimi, njoftoi Ministrin rreth punës se bërë nga ky komision sa i përket liberalizimit te vizave.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, bëri një prezantim rreth raportit lidhur me plotësimin e rekomandimeve për liberalizimin e vizave. Çollaku theksoi se në Këshillin Evropian është dërguar imputi i fundit rreth plotësimit të rekomandimeve.

Ne vijim të fjalës së tij, Çollaku po ashtu njoftoi se në pjesën e parë të muajit shkurt pritet të vijë komisionari Avramupoulos, për vizitë në Kosovë. Ai gjithashtu shtoi se kanë përpara disa javë kritike lidhur me liberalizim, duke u shprehur optimist se epilogu do të jetë pozitiv.

Çollaku, përfundoi raportimin e tij duke u lëne hapësirë pyetjeve te deputetëve rreth pikave plotësuese.

Çështja më e diskutuar në këtë takim ishte ajo e sigurimit të kushteve të punës për Avokatin e Popullit, të cilën pikë shumica e deputetëve e panë si çështje teknike. Ata kërkuan që të bëhet një zgjedhje më e shpejtë, që kjo pikë të mos jetë faktor në zgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)