Çollaku pret në takim ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Faith
Prishtinë, 10 maj Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ish diplomatin dhe ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë Pieter Faith
Ministri Çollaku duke e cilësuar z.Faith si mik të Kosovës e ka falënderuar për punën e tij në Kosovë duke kontribuar në proceset shtetëndërtuese si dhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit.
Ministri e ka informuar Z. Feith për zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur në 2012, me theks të veçantë në përparimet që vendi i ka bërë në rrugën e vetë euroatlantike.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për hapat e ardhshëm në agjendën evropiane të Kosovës.