19 Janar 2025

Çollaku nënshkruhet në Librin e Zisë

Prishtinë, 24 mars – Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, është nënshkruar sot në Librin e Zisë që u hap nga Ambasada belge në Prishtinë, për nderë të viktimave të sulmeve të tmerrshme që ndodhën tre ditë më parë në Bruksel.

Me këtë rast ministri Çollaku ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe solidaritet për familjarët e viktimave dhe të gjithë popullin e Belgjikës për humbjen tragjike dhe plagosjen e një numri të madh të qytetarëve.

Ministri Çollaku, ka theksuar se institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjenë dhe solidarizohen plotësisht me Belgjikën pasi që sulmet e tilla janë sulme direkte mbi vlerat evropiane e demokratike të cilat i përqafojmë dhe i synojmë i tërë kontinenti dhe të cilat duhet t’i mbrojmë me çdo kusht duke u treguar të vendosur në luftimin e kësaj dukurie që është shndërruar në kërcënim ndaj të gjithë njerëzimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)