21 Janar 2025

Çollaku në vizitë zyrtare në Stokholm

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku sot ka udhëtuar në Stokholm, Suedi, ku do të merr pjesë në konferencë të nivelit të lartë  e titulluar “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: mision që duhet përmbushur”.

Kjo konferencë është  bashkëorganizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, Komisioni Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës  të tjerë në këtë konferencë do të jenë Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, znj. Margot Wallstrom, Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, z. Johannes Hahn si dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 Kjo konferencë që do të zhvillohet nesër më 18 dhjetor, i përkushtohet  zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal si procese të  promovimit të reformave, stabilitetit dhe zhvillimit.

Ministri do të ketë një prezantim me fokus në prioritetet e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, duke përfshirë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe përmbylljen e procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës si dhe zhvillimet në kontekstin e integrimit evropian që i kushtohen bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)