23 Janar 2025

Çollaku: Në vitin 2016, pa viza në BE

Prishtinë, 22 korrik - Kosovarët vitin e ardhshëm do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza, në shtetet e zonës Schengen, ashtu siç e gëzojnë këtë të drejtë të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, duke shtuar se gjatë muajve të verës do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE-së, nga e cila vendi do të ketë edhe përfitime të shumta ekonomike.

Sipas tij, MSA-ja do të këtë ndikim pozitiv edhe në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte, pasi që, siç thotë ai, investitorët e mëdhenj nuk e trajtojnë njëjtë një vend i cili nuk ka asnjë marrëdhënie me BE-në dhe një vend i cili është duke e zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Duke folur për kthimin e kosovarëve që emigruan ilegalisht në vendet e ndryshme të BE-së, Çollaku ka bërë të ditur se nga 1 janari 2015 deri më tani janë riatdhesuar mbi 11.000 qytetarë.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)