Çollaku: MSA-ja nis së zbatuari në muajt e parë të këtij vit
Prishtinë, 11 janar - Ministri i Integrimit Evropain, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se në muajt e parë të këtij viti MSA-ja do të hyjë në fuqi deh do të nisë të zbatohet.
Ai ka thënë për Epokanë e re se programi kombëtar për zbatimin e MSA-së ka identifikuar të gjitha masat kushtetuese, legjislative dhe institucionale që duhet të ndërmerren me qëllim të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja.
Afati kohor për zbatimin e MSA-së është 10 vjet por, sipas Çollakut, ndërmarrja e reformave dhe zbatimi i obligimeve të saj në tre vjetët e para do ti mundësojë Kosovës aplikim për statusin e vendit kandidat. /Epoka e re