22 Janar 2025

Çollaku merr mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e re të Finlandës në Kosovëznj. AnneHuhtamaki si dhe ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, jo rezident për Kosovën, z. MadsSandau-Jensen.

Duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të dy ambasadorët kanë përgëzuar ministrin Çollaku për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA),  në mes të Kosovës dhe BE-sësi dhe kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e reformave që dalin nga kjo marrëveshje.
Ndërkaq ministri Çollaku, i ka falënderuar diplomatët për mbështetjen e vazhdueshme që shtetet e tyre i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës në përgjithësi si dhe për proceset që lidhen me agjendën evropiane me theks të veçantë për  liberalizimin e vizave.

Si udhëheqës i procesit të liberalizimit, ministri Çollaku ka nënvizuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim dhe se me të drejt pritet që deri në fund të këtij viti të merret rekomandimi pozitiv.
Ndërkaq ambasadorja finlandeze znj. Huhtamaki dhe ambasadori danez z.Sandau-Jensen, rikonfirmuan mbështetjen e tyre edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve po ashtu ministri i ka informuar palët për hapat që po ndërmerren në kuadër të përgatitjeve për zbatim të MSA-së. Ai ka shpjeguar se është duke u përgatitur Programi kombëtar për zbatimin e MSA-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)