Çollaku: Meritojmë rekomandim pozitiv për vizat
Prishtinë, 18 maj - Ministri Çollaku tha se deri në fund të këtij muaji Kosova do ta dorëzojë në Komisionin Evropian raportin përfundimtar për vizat.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi që pakoja e projektligjeve, të cilët do të diskutohen dhe që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të vizave të miratohet me procedurë të përshpejtuar.
Çollaku tha për Epokën e re se deri në fund të këtij muaji Kosova do ta dorëzojë në Komisionin Evropian raportin përfundimtar për vizat.
Në këtë kontekst, ai beson se do të vlerësohet pozitivisht puna e tyre nga partnerët evropianë, nga institucionet dhe nga shtetet anëtare të BE-së.
Jam i bindur se raporti ynë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja, është shprehur Çollaku.