07 Maj 2025

Çollaku lirohet nga detyra e ministrit për Integrim Evropian

Prishtinë, 9 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot kërkesën e ministrit për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, për lirim nga detyra.

Duke i uruar suksese në detyrat e reja, kryeministri Mustafa, ka vlerësuar lartë kontributin e ministrit Çollaku gjatë punës së tij.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)