Çollaku: Kriteret e mbetura për liberalizim të vizave të adresohen shpejtë
Prishtinë, 13 shkurt - Komiteti Drejtues për Liberalizimin e Vizave diskutoi për kriteret e mbetura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Po ashtu është diskutuar për blloqet në fushen e riatdhesimit dhe riintegrimit, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit, azili dhe migrimi, rendi dhe siguria publike, të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes, gjithashtu anëtarët e komitetit diskutuan edhe për masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e migrimit ilegal.
Kryeministri i Ksovës z.Isa Mustafa tha se :Dialogu për liberalizimin e vizave për ne betet një nga prioritetet kryesore afat shkurta të Qeverisë dhe poashtu mebtemi të përkushtuar të përmbuyllim këtë kapitull në menyrë që qytetaret të udhëtojn pa viza në vendet e zonës shengen.
Sa i përket migrimit të parregullt Kryeministri Mustafa tha se Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi të përkushtuar të kthejmë shpresën e qyteraeve perms zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë.
Në këtë drejtim jemi duke ndërmarrë masa konkrete në përmirësimin e jëtës së qytearëve duke u ofruar perepsktivë ekonomike, do të përmirësojmë shëndetësin, arsimin, aktizizimin e jëtës kulturore dhe gjithë jetën sociale të qytetarëve tanë.
Këto reforma që do ti ndërmarrin janë të bazuara në sundimin e ligjit dhe politikave ekonomike dhe ato janë pjesë e aspiratave për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Në fjalën e tijë ministri Çollaku duke shprehur vlersimin e tijë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën që është bërë në përmbushjen e kritereve të përcaktuara me udhërrëfyes tha seProgresi të cilin e kemi arritur së bashku qoftë në miratimin e kornizës ligjore dhe strategjike, pastaj në konsolidimin e mekanizmave institucional dhe rezultatet e prekshme të arritura në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit, është reflektuar në raportin e Komisionit Evropian të publikuar në Korrik të vitit të kaluar.
\"Sidoqoftë, jemi të vetdijshëm se kanë mbetur edhe disa kritere/rekomandime të cilat duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në javët dhe muajt e ardhshëm.
Qeveria e Republikës së Kosovës është dakorduar me Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura. Ky raport do ti dërgohet Komisionit Evropian vetëm atëherë kur të vlerësojmë se kemi arritur të përmbushim të gjitha veprimet dhe masat e parapara me dokumente strategjike.
\"Gjatë vizitës së fundit në Bruksel jemi dakorduar me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtoratit për Punë të Brendshme në Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura\", ka theksuar ai.
Sipas tij Ky raport do ti dërgohet Komisionit Evropian vetëm atëherë kur të vlerësojmë se kemi arritur të përmbushim të gjitha veprimet dhe masat e parapara me dokumente strategjike.
\"Prandaj sa më shpejtë të adresohen kriteret e mbetura aq më shpejt do të dërgohet raporti në Bruksel, duke hapur rrugë kështu Komisionit Evropian për të dërguar edhe një mision vlerësues para se të nisen procedurat e brendshme të BE-së për ndryshimin e rregullores 539/2001, pra të rekomandoj që Kosova të futet në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE pa viza, ka pohuar ai.
Në fund të takimit ministri Çollaku kërkoi një angazhim shtesë në këtë fazë sepse ky është momenti kur të arriturat tona duhet të prezantohen në mënyrë sa më të mirë.