22 Janar 2025

Çollaku: Kosova ka plotësuar kushtet për vizat

Prishtinë, 15 shtator - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka pranuar sot peticionin e dorëzuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në partneritet me disa OJQ kosovare i cili mbanë mbi 50 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave.

Lidhur me këtë ministri Çollaku, i ka njoftuar përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare se Kosova pret që këtë vit të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave duke u mbështetur në faktin se janë përmbushur kriteret e kërkuara nga Udhërrëfyesi për liberalizim.

“Falënderoj organizatat e shoqërisë civile për iniciativën që kanë ndërmarr për peticionin e nisur për heqjen e vizave midis institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për nevojën e përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave dhe përmbylljen e detyrave nëse kanë mbetur  të tilla. Sipas meje si kryesues i procesit të liberalizimit të vizave në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me përgjegjësinë më të lartë them se të gjitha detyrat e parapara me Udhërrëfyes teknikisht janë të përfunduara, të adresuara dhe të mbyllura”, ka thënë ministri Çollaku gjatë takimit.

Po ashtu ministri ka theksuar se iniciativa e këtyre organizatave do t’i  jep një shtytje edhe më të  madhe procesit të liberalizimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)