20 Janar 2025

Çollaku: Kosova ka përmbushur tetë kriteret për liberalizim

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, është takuar sot me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, me ftesë të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Çollaku, ka informuar ambasadorët, rreth përmbushjes së tetë rekomandimeve të fundit në procesin e  liberalizimit të vizave dhe hapave të radhës që priten, në javët e ardhshme.

Ndërsa ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, kanë vlerësuar përkushtimin e  institucioneve kosovare përgjatë gjithë procesit duke konfirmuar mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)