Çollaku kërkon përkrahje nga Belgjika, Finlanda e Sllovakia
Prishtinë, 7 prill - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime ambasadorë të shteteve të Bashkimit Evropian me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në takime të ndara ka pritur ambasadoren e Belgjikës në Sofje, jo rezidente për Kosovë znj. Anick Van Calster, ambasadoren e Finlandës znj. Anne Huhtamaki si dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë z. Lubomir Batary.
Ministri Çollaku ka bërë të ditur para diplomatëve evropian se Kosova ka përmbushur obligimet në raport me procesin e vizave dhe se tani qytetarët dhe institucionet janë në pritje të një vendimi meritor që do të mundësonte udhëtim pa viza për të gjithë kosovarët në shtetet e Zonës së Schengenit.
Ne presim përkrahjen e shteteve të BE-së në këto momente vendimtare sa i përket liberalizimit të vizave dhe po ashtu u jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen e ofruar deri më tani, ka thënë Çollaku gjatë takimeve.