Çollaku i dorëzon BE-së raportin për liberalizim të vizave
Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar Raportin mbi përmbushjen e kritereve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, tek shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar për ta përcjell në Komision Evropian.
Raporti reflekton të arriturat në adresimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2014.
Mendoj që raporti gjithëpërfshirës që sapo kemi dorëzuar do të jep një bazë të fuqishme për ta quar procesin përpara. Puna e jonë nuk ka përfunduar këtu. Duhet të vazhdojmë me zbatimin e përpiktë të legjislacionit që mbulohet në udhërrëfyes.\"
\"Shpresoj se hapat e radhës, duke filluar me një mision vlerësues nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare do të mund të bëhen më shpejt, në mënyrë që pa humbur më shumë kohë ti ofrohemi ditës kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE, ka thënë ministri Çollaku.
Institucionet e Kosovës presin që pas analizimit të këtij raporti, KE do të dërgoj misionin vlerësues në Kosovë, për të vlerësuar në terren përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.