20 Janar 2025

Çollaku dorëzon raportin e fundit për liberalizim të vizave

Prishtinë, 15 janar - – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, i ka dorëzuar sot Bashkimit Evropian, inputin e fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave.

Ky input, përmban rezultate dhe të arritura konkrete përgjatë tre muajve të fundit të cilat pritet të vlerësohen pozitivisht nga institucionet e BE-së.

Njëkohësisht  Qeveria e Republikës së Kosovës, pret që në bazë të zotimit dhe dinamikës së prezantuar nga Komisioni Evropian,  me rastin e publikimit të fundit të raportit të tyre me datë 18 dhjetor 2015, të realizohet vizita e komisionerit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, në Kosovë,  për të konfirmuar së bashku zbatimin e rekomandimeve. Kjo do t’i hapë rrugë Komisionit Evropian për t’i propozuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Çollaku, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për punën e jashtëzakonshme të qindra zyrtarëve të administratës shtetërore të Republikës së Kosovës, përgjatë gjithë procesit të liberalizimit të vizave e sidomos në muajt e fundit. Po ashtu shpreh bindjen se përkushtimi dhe rezultatet e arritura do të kurorëzohen me vendim meritor që në pjesën e dytë të këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)