Çollaku: Dalja e Britanisë nga BE-ja sndikon në liberalizmin e vizave
Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se largimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se veprimi i britanikëve mund të ketë ndikim në disponimin dhe frymën e gjithëmbarshme të BE-së, por jo në procesin e vendimmarrjes për këtë çështje.
Në këtë intervistë dhënë gazetës Epoka e re, Çollaku ka pranuar se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk është lajm i mirë për vendet aspirante për anëtarësim në BE, duke përfshirë edhe Kosovën.
Vendimi për largim nga BE-ja mund të ketë ndikim në disponimin dhe frymën e gjithëmbarshme në Bashkimin Evropian, por jo edhe ndikim në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke qenë se edhe ashtu Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e Zonës Shengen, ka thënë Çollaku.