04 Maj 2024

"Çohu": Zhdukën 4197 lëndë penale

Prishtinë, 26 janar - Organizata Joqeveritare "Çohu" vlerson 

Me mijëra lëndë sipas kësaj organizate penale parashkruhen apo vjetërsohen në Gjykatat e Kosovës me arsyetimin e numrit të madh të lëndëve dhe numrit të vogël të gjyqtarëve dhe stafit administrativ gjyqësorë.

Lidhur me këtë deri më tani nuk është ndërmarr asnjë masë nga organet kompetente për shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe stafit tjetër, në mënyrë që të parandalohet numri i madh i lëndëve që parashkruhen - thuhet në raportin e publikuar nga Organizata Joqeveritare "Çohu":

"Në gjithsejt 14 gjykata që janë marrë për bazë në këtë raport monitorues, del se prej vitit 2001 deri në vitin 2011 janë parashikuar 4197 lëndë penale që përfshijnë edhe parashkrimin e ndjekjeve penale dhe parashkrimin e ekzekutimeve penale", ka thënë Arton Demhasaj nga "Çohu".

Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka thënë se vjetërsimi i lëndëve është trashëguar nga gjyqtarët të cilët tanimë shumica prej tyre nuk janë pjesë e gjyqësorit:

"Shumica e këtyre lëndëve janë vjetërsuar nga ish-stafi i gjyqtarëve të cilët kanë punuar para periudhës së riemrërimit të gjyqatrëve. Kjo më shumë ka mund të ndodh për shkak të neglizhencës, apo abuzimit të mundëshm nga ana e atyre gjyqtarëve" - ka thënë Hasani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)