ÇOHU prezanton punësimet e zyrtarëve në pozita të larta në lidhje me partitë
Prishtinë, 13 dhjetor - Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr mbajnë konferencë për media në të cilën do të prezantohet hulumtimi mbi patronazhin politik në Kosovë, përkatësisht punësimet e zyrtarëve në pozita të larta vendimmarrëse të cilët kanë lidhje me partitë politike.
Në konferencë do të prezantohet hulumtimi me emrat, pozita e zyrtarëve, koha kur e kanë marrë postin, a janë duke punuar ende në ato pozita dhe lidhja konkrete me partitë politike.