05 Maj 2024

Çohu: AKK me vendime kontradiktore

Prishtinë, 1 gusht - Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet ÇOHU kritikoi Agjencinë kundër Korrupsionit duke thënë se kjo agjenci “ka dëshmuar se është një institucion që ligjin e zbaton në mënyrë selektive, të njëanshme dhe qëllimisht të gabueshme”.

Konstatimin e saj ÇOHU e bazon në dy vendimet e fundit të AKK-së: atë mbi ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik rreth rastit të Ejup Qerimi- drejtor ekzekutiv në PTK dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe atë në rastin e Mujë Rugovës ku thuhej se nuk ekziston gjendja e konfliktit të interesit.

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) më 6 Korrik ka nxjerrë një vendim mbi ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik rreth rastit të Ejup Qerimi, drejtor ekzekutiv në PTK dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

AKK-ja ka konstatuar se në rastin e Ejup Qerimi ekziston konflikti i interesit në ushtrimin e funksionit publik duke qenë se personi i përmendur ushtron dy funksione në të njëjtën kohë, që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Nr.04/L-051, është e ndalueshme.

Duke rikujtuar se Rugova, krahas funksionit si rektor i Universitetit të Prishtinës ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtroj edhe funksionin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve në KEK, ÇOHU, vlerësoi se në vendimin në fjalë AKK-ja “ka bërë interpretim të gabueshëm të Ligjit të Konfliktit të Interesit”.

“Këto dy vendime të AKK-së, të marra brenda një distance kohore prej 11 muajve, dëshmojnë për një mungesë konsistence dhe trajtimit të jo të barabartë të rasteve të ngjashme të konfliktit të interesit. Këto vendime kontradiktore si dhe interpretimi i njëanshëm i ligjeve nga AKK-ja, varësisht prej zyrtarit të apostrofuar, tregojnë për qasje selektive në trajtimin e rasteve nga ky institucion”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ÇOHU.

“Kjo qasje selektive dhe trajtimi jo i barabartë i rasteve të ngjashme, por me përfundime të ndryshme, bënë që kredibiliteti i Agjencisë kundër Korrupsionit të pësoj degradim dhe delegjitimim institucional nga vet vendim-marrësit e AKK-së”, theksohet poashtu në komunikatë.

Organizata ÇOHU bëri të ditur se ka kërkuar nga AKK-ja që të shpjegoj se pse ka marrë vendime të ndryshme për raste të njejta të konfliktit të interesit, duke thënë se në rast të mosparaqitjes së shpjegimeve prokuroria duhet të nisë hetimet për ekzistimin e ndonjë vepre të mundshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)