Clinton më 4 tetor në Kosovë
Prishtinë, 16 shtator - Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, më 4 tetor do të vizitojë Kosovën.
Burime të mediave kanë bëre të ditur se ajo pritet të marrë pjesë ne një konferencë për rolin e grave, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në ketë konferencë, të cilën do ta organizojë presidentja Atifete Jahjaga, pritet të marrin pjesë rreth 300 gra të suksesshme nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë sekretaren Clinton, e gjithashtu edhe ministre dhe zyrtare të tjera të larta nga shumë shtete të botës, ka thënë ky burim.