Clinton: Jam falenderues që luajta një rol të vogël për tju ndihmuar
Uashington, 11 shtator - Ish presidenti amerikan Bill Klinton, përmes një video-linku, ka uruar kosovarët për fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, duke thënë se i ka mbetur merak të ishte në Kosovë, në këtë ditë, që ai e quan hap kyç dhe mundësi jashtëzakonisht të mirë për të ardhmen e Kosovës.
Ish presidenti i Amerikës, Bill Klinton ka uruar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, duke thënë se i ka mbetur merak të ishte në Kosovë, në këtë ditë, që ai e quan hap kyç dhe mundësi jashtëzakonisht të mirë për të ardhmen e Kosovës. Duke iu drejtuar konferencës Kapitulli i mbyllur në Ballkan, përmes videolinkut, ai është shprehur i lumtur që siç u shpreh me modesti, ka pas mundësinë si President, të ndihmoj Kosovën për ta përmbyllur konfliktin.
Fundi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën që të gjejë rrugën në rajon e botë. Do ta keni mundësinë për të ndërtuar një vend me më shumë mundësi për të gjithë. Një shtet më të fortë dhe më të sigurt për gjeneratat që do të vijnë pas.
Unë gjithmonë do të jem falënderues që kam pasur mundësinë që si president të luaj një rol të vogël për tju ndihmuar. Gjithmonë do të jem në anën tuaj, ka thënë Klinton në adresimin e tij përmes një video- linku.
Ish-presidenti Klinton, në fund ka premtuar se Kosova gjithmonë do ta ketë përkrahjen e tij dhe se do të jetë në anën e kosovarëve për gjithçka.