Clinton filloi vizitën në Kosovë
Prishtinë, 13 tetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton arriti në Aeroportin e Kosovës rreth orës 11 e 20 minuta. Clinton është pritur në aeroport nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni dhe nga ambasadori i Amerikës në Kosovë, Christopher Dell.
Agjenda e zonjës Clinton është e ngjeshur dhe do të ketë shumë takime të niveleve diplomatike dhe politike.
Ajo do të takohet me Ushtruesin e Detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqin, me kryeministrin Hashim Thaci.
Gjatë ditës Clinton do ta vizitoi edhe Manastirin e Graqanicës.
Kjo është vizita e saj në vendet e Ballkanit Përendimor në cilësinë e sekretares së shtetit amerikan.
Ajo do të njihet për së afërmi me rrjedhojat politike dhe ekonomike në Kosovë.