Clinton e Ashton të vendosura që Serbia e Kosova të avancojn dialogun
Uashington, 28 tetor - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, niset sot për në turneun e saj në Algjeri dhe Ballkan. Clintonit në Ballkan, do ti bashkohet përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Në Beograd dhe Prishtinë, Clinton dhe Ashton do ta përsërisin vendosmërinë e SHBA-së dhe të BE-së, që Serbia dhe Kosova të avancojnë dialogun si dhe do të inkurajojnë hapa konkretë drejtë anëtarësimit të tyre në BE, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shteti