15 Janar 2025

Clinton dhe Ashton vazhdojnë vizitën në Kosovë

Prishtinë, 31 tetor - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton e cila po shoqërohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian Catherine Ashton sot do të takohen me Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës.

Clinton dhe Ashton në takimet e tyre ne Beograd dhe Prishtinë synojnë të nxisin Serbinë dhe Kosovën që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në bisedimet e deritashme, të çojnë përpara bisedimet dhe të nxiten të dyja palët që të hedhin hapa konkret që do të ndihmonin përparimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
 
Sekretarja Clinton gjatë një konference për gazetarë në Beograd tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është shtet i pavarur dhe se kufijtë e Evropës nuk do të ndryshojnë.
 
“Por, ka shumë gjëra të cilat mund të arrihen në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve”, tha sekretarja Clinton.
 
“Këto bisedime nuk kërkojnë nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne i kuptojmë problemet politike, megjithatë bisedimet kërkojnë nga të dyja qeveritë që të ecin përpara me marrëveshje praktike, që u ndihmojnë çdo ditë në siguri dhe interesa ekonomike, qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës”, tha Sekretarja Clinton.
 
Ndërsa shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha se e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian dhe se dialogu me Prishtinën është në të mirën e ty dyja palëve.
 
“Dua të jem e qartë se ky dialog është në të mirën e ty dyja palëve. Objektivi kryesor i këtij dialogu është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Arritja e këtyre objektivave do t’i afrojë Serbinë e Kosovën më afër Bashkimit Evropian”, tha zonja Ashton
 
Vizita e sekretares Clinton, pritet t’u jap një shtytje të re planeve për përshpejtimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
Vizita e sekretares Clinton vlerësohet me rëndësi për Kosovën duke pasur parasysh rolin e qeverisë amerikane por edhe të asaj personalisht në proceset politike në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)