Cliff: Zyrtarët e përfshirë në korrupsion imazh i keq për Kosovën
Prishtinë, 20 shtator - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka deklaruar se përfshirja e zyrtarëve të lartë qeveritarë në afera korruptive nuk i jep imazh të mirë Kosovës.
Në një konferencë të organizuar nga KDI-ja, Cliff tha se në Kosovë nuk ka parë ende një rast kur një i dyshuar për korrupsion të japë dorëheqje.
Të jem i sinqertë nuk kam parë ministra apo udhëheqës të departamenteve të rëndësishme në Qeveri duke marrë përgjegjësi përmes dorëheqjes kur diçka nuk shkon si duhet. Pra, sinqerisht nuk jam i sigurt se ka mjaft llogaridhënie, tha diplomati britanik duke theksuar se një nga arsyet në mungesën e llogaridhënies janë akuzat e ndërsjella ndërmjet zyrtarëve lidhur me korrupsionin.
Këto, sipas tij, shkaktojnë paqartësi në identifikimin e personave vërtet të korruptuar. Nga ana tjetër, për analistët politikë, politika e Kosovës është politikë partikulare dhe jo llogaridhënëse ndaj qytetarëve.
Ndërsa privatizimi i PTK-së dhe i KEK-ut sipas tij është është i domosdoshëm, pasi që shumica e shteteve evropiane dhe botërore e kanë bërë këtë gjë.
Nëse Kosova do që të ketë më shumë investues të huaj, procesi i privatizimit duhet të bëhet dhe të jetë sa më transparent, ka thënë Cliff në një konferencë të organizuar nga KDI-ja.