21 Janar 2025

Cliff: Zgjedhjet e reja nuk janë në interes të Kosovës

Prishtinë, 17 gusht - Ambasadori britanik Ian Cliff, ka thënë se është i bindur që për qytetarët në Kosovë nuk është me interes të organizohen zgjedhje të reja.

Sipas tij, në vitin e fundit janë ballafaquar me disa procese zgjedhore.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se Britania dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdohet sa më parë, kurse për të ashtuquajturin Park i paqes në urën mbi lumin Ibër, ka paralajmëruar zgjidhjen në tri faza, por në fund siç ka thënë ai, duhet të arrihet te zgjidhja që patjetër të mundësohet liria e qarkullimit mbi urë.

Ambasadori britanik ka deklaruar se pjesa e marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me njohjen e diplomave nuk po funksionon. Ai ka thënë se duhet punuar në njohjen e diplomave që jepen në Universitetin në veriun e Mitrovicës.

Cliff ka bërë të ditur se Ambasada e Britanisë së Madhe ka mbështetur një numër të juristëve serbë të cilët dëshironin të jepnin provimin e jurisprudencës dhe të inkuadrohen në punën e Gjyqësorit të Kosovës.

“Por, pastaj kemi ardhur në situatën që atyre juristëve u është thënë se nuk mund t’i shtrohen provimit të jurisprudencës, sepse diplomat e tyre të lëshuara në Universitetin e Novi Sadit, të Beogradit, këtu nuk njihen”, ka thënë Cliff. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)