Cliff: Vilat e veturat luksoze, turpi i politikanëve kosovarë
Prishtinë, 30 nëntor - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff thotë që është e turpshme për politikanët kosovarë që kanë vila e vetura luksoze, të shtrenjta aq sa nuk ua mbulojnë të ardhurat e tyre legjitime.
Ai në një intervistë për Zërin thotë që në Kosovë një nivel i korrupsionit po tolerohet, edhe pse kjo nuk është pritur që të ndodh në Kosovë.
Cliff thotë që në Kosovë absurditetit më i madh janë politikanët që marrin nga një pagë në muaj e janë bërë ,milionerë, sipas tij, brenda natës e arsyetohen që të hollat për këtë luks ua ka dërguar një kushëri që jeton në Zvicër.
/Zëri/