Cliff: Vendimi i Bllokut shenjë e mirë për Kosovën
Prishtinë, 10 nëntor - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff tha se nuk i takon komunitetit ndërkombëtar të thotë se kush duhet të jetë kryeministër e kush ministër në Qeverinë e Kosovës.
Ai tha për RTK 2 se vendimi i Bllokut të votojë kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar, është shenjë e mirë për Kosovën.
I pyetur nëse PDK do ta bllokojë procesin pasi insiston në të drejtën e saj që si parti e parët ë jetë pjesë e institucioneve, Cliff tha se duhet shkuar hap pas hapi.