Cliff: Ska "Republika Sërpska" në veri
Prishtinë, 23 prill - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka vlerësuar se Serbia e ka pranuar realitetin në terren me marrëveshjen 15- pikëshe.
Serbët në veri mund të binden ta pranojnë atë (marrëveshjen v.j.). Situata është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Bosnjë, ka thënë Cliff.
Cliff ka sqaruar se anglezët janë të interesuar për minierat në Kosovë, përderisa privatizimin e PTK-së e ka vlerësuar si transparent, shkruan Kosova Sot.