Cliff: Qeveria duhet të këtë shumicë solide në Parlament
Prishtinë, 2 gusht - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka deklaruar se krijimi i një koalicioni të fuqishëm me shumicë të afirmuar në Parlamentin e Kosovës është I nevojshëm përpara proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën në shtator.
Në një intervistë për Kohën Ditore, Cliff theksoi se krahas mbështetjes për ndryshimet kushtetuese që do të përmbyllin pavarësinë, AAK-ja dhe LDK-ja kanë detyrimin që si parti të mbështesin edhe veriun e Kosovës.
Nuk pres që Vetëvendosja ta mbështesë atë, por mendoj se krerët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së do të duhet të punonin së bashku për këtë çështje kombëtare. Nuk është e domosdoshme që të jenë në qeveri, por duhet të kenë qëllim të përbashkët, ka thënë Cliff.
Duke folur në detaje për veriun e Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori britanik ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të flasë me serbët e veriut, por edhe me Beogradin për integrimin e veriut brenda kufijve ekzistues të Kosovës.