Cliff: Partitë ta zgjidhin ngërçin politik
Prishtinë, 17 shtator - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff është shprehur se partitë politike e kanë në dorë të mund të kapërcejnë ngërçin politik në të cilin është përfshirë vendi.
Cliff shtoi se nuk ka patur asnjë lloj ndërhyrje nga ana e ndërkombëtarëve në çështje të brendshme të Kosovës dhe se as nuk do të ketë më ndërhyrje.
Nuk ka dhe nuk do te ketë ndërhyrje ndërkombëtare, tha prerë Cliff.