Cliff: Manipulimet e llojit të 2010-ës do ta kthenin prapa Kosovën
Prishtinë, 5 qershor - \"Është shumë me rëndësi për Kosovën që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, sepse manipulimet e llojit të vitit 2010 do të ishin hap prapa demokracisë dhe një gjë shumë e keqe për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Sa i përket mundësisë së bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e serbëve, ambasadori britanik ka potencuar se kjo do të ishte gjë shumë e keqe nga ana e tyre ka thënë për Koha Ditore Ian Cliff.
Dialogu me Serbinë, sundimi i rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian, janë tri çështjet kryesore me të cilat duhet të merret qeveria e ardhshme.
Cliff ka thënë se njerëzit duhet të punësohen për shkak se janë profesionistë e jo sepse kanë paguar para apo kanë lidhje me përfaqësuesit e partive politike. Ambasadori i Britanisë së Madhe ka folur edhe për qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, rastin QKUK si dhe procesin e integrimit të Kosovës në BE