Cliff: Legjislativi duhet të formohet në bazë të vendimit të Kushtetueses
Prishtinë, 13 nëntor - Ambasadori, Ian Cliff, thotë se PDK-ja duhet ta ketë mundësinë e para që ta formojë Qeverinë dhe nëse nuk i siguron votat e nevojshme të deputetëve, atëherë kjo e drejtë duhet ti jepet të tjerëve.
Legjislativi duhet të formohet në bazë të vendimit të Kushtetueses, pastaj presidentja vazhdon me procedurat, ku kërkon nga koalicioni më i madh parazgjedhor (PDK) ta formojë Qeverinë. Në qoftë se këta të fundit nuk mund ti sigurojnë votat e nevojshme të deputetëve, atëherë mundësia u jepet të tjerëve.
Kështu ka thënë në intervistën për Zëri, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se edhe Blloku duhet ta ridefinojë marrëveshjen.
Ai është skeptik nëse Vetëvendosje do të duhej të udhëhiqte dialogun, me çrast edhe partitë e Bllokut, sipas tij, duhet ta rishqyrtojnë marrëveshjen.
/Zëri/