30 Prill 2024

Cliff kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë

Prishtinë, 13 mars - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff gjatë një ligjërate në Kolegjin Universitar Pjetër Budi tha se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë është e papranueshme dhe se shpreson se nuk do të merret një vendim i tillë.

Cliff foli edhe për veriun e vendit për të cilin tha se nuk do të lejohet të shndërrohet në një Republikë Sërbe të dytë.

Ai tha se çështja e veriut do të jetë pjesë e dialogut, por do të diskutohet ndërmjet institiuticoneve të Kosovës dhe banorëve serbë.

Studentët i kanë bërë disa pyetje ambasadorit, se a mund të krijohet edhe në Kosovë një Bosnje e dytë me krijimin e strukturave të veçanta, por përgjigja e ambasadorit ka qenë që kjo nuk është e pranueshme.

Ai ka pranuar se do të ketë bisedime për veriun, pasi që siç ka thënë ai nuk mund të bisedojë Prishtina dhe Beogradi pa u përfshirë edhe banorët lokal të veriut.

Në media ka qenë se ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, ka thënë se do të ketë bisedime edhe për veriun. Në shtigje afatgjata do të ketë bisedime edhe për veriun. Nuk mund të bisedohet mes Prishtinës dhe Beogradit pa banorët lokalë në atë pjesë , ka thënë Cliff. Por, sipas tij, është e sigurt se nuk do të ketë një strukturë si në Bosnje.

Ndërsa duke folur rreth përfaqësimit të Kosovës me fusnotë, ka thënë se kjo është një gjë e mirë, por nuk është ideale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)