02 Maj 2024

Cliff: Krimi “bashkon” veriun dhe jugun e Kosovës

Prishtinë, 5 dhjetor - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka deklaruar se përgjegjësia për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës i takon qeverisë, ROSU-t dhe FSK-së, ndërsa ndërkombëtarët do ta mbështesin atë.

Në intervistën për gazetën “Zëri” ambasadori Cliff thotë se tërësia territoriale e Kosovës është çështje e mbyllur, ndërsa korrupsioni, është i përfshirë në gjithë strukturën e shoqërisë kosovare.

Cliff, me një përvojë të gjatë prej diplomati në disa shtete si Sudan, Bosnjë dhe Hercegovinë ka theksuar se strukturat kriminale në veri kanë lidhje të forta me kriminelët në jug.

“Megjithatë besoj se është një sekret i hapur që disa nga figurat kryesore kriminale në veri kanë lidhje shumë të fuqishme me figura kriminale në pjesën jugore të lumit Ibër dhe se ata nuk do të mund të operonin nëse nuk do t`i kishin këto lidhje”, ka shtuar Cliff.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)