Cliff: Kosova të pastrohet nga korrupsioni nëse synon integrimin
Prishtinë, 27 maj - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, është i bindur se marrëveshja me Serbinë është e arritur e suksesshme.
Ai thotë se kurrë nuk e ka menduar dy vjet më parë se mund të ulen në një tavolinë dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Tek sa flet për rrethanat aktuale politike në Kosovë, sfidat që do ti ketë Kosova në përmbushjen e marrëveshjes, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cameron Cliff, në një intervistë për Zëri flet edhe për korrupsionin në vend.
Bile është i bindur se nuk ke nevojë të jesh Einstein për të vërejtur se ka politikanë me një pagë të jetojnë në shtëpi të mëdha dhe duke vozitur vërdallë makina të mëdha.
Ai vlerëson se Kosova pas zgjedhjes së çështjes së veriut, ka shumë punë për të bërë , dhe se qytetarët e thjeshtë më shumë janë në zor për një vend pune sesa për relacionet politike mes shqiptarëve dhe serbëve.
Cliff i sugjeron Kosovës ta forcojë rendin dhe ligjin, dhe të pastrohet nga korrupsioni nëse e ka synim integrimin.
Skandalet me trafikimin e veshkave, ai me pasaporta dhe shumë të tjera kanë ndikim në liberalizimin e vizave dhe në largimin e investitorëve të huaj.
Ambasadori bën me dije se partitë duhet ta dinë mirë se BE-ja nuk do të pranojë edhe një palë zgjedhje të manipuluara.
Ka qenë proces i suksesshëm, kur kam ardhur përpara dy vjetësh po të më thoshte dikush se do të ketë takim të rregullt mes kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë që të flasin për detajet e integrimit të veriut, sinqerisht do të thosha a je i çmendur."
"Nuk e kam konsideruar dy vjet më parë se do të avancoheshin kaq shumë. Pra unë mendoj se është një proces shumë pozitiv, po ashtu mendoj të dalat nga kjo marrëveshje në përgjithësi janë një e arritur e mrekullueshme, ka thënë Cliff.
/Zëri/