Cliff i hapur për bashkëpunim me Komunën e Prishtinës
Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinës në Kosovë, Ian Cliff.
Në këtë takim u diskutuan problemet e shumta me të cilat është përballur qeverisja e re komunale, si dhe projektet konkrete që do të shtyhen përpara.
Kryetari Ahmeti ndër të tjera foli edhe për ndaljen e punimeve tek ndërtimet pa leje, si dhe rrënimin e disave prej tyre deri tani, duke shtuar se tanimë ligji ka filluar të zbatohet në Komunën e Prishtinës.
Më tej në këtë takim u diskutua edhe për projekte e ardhshme sa i përket transparencës, edukimit dhe arsimimit, transportit, e të tjera.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinës, Ian Cliff u shpreh i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Komunën e Prishtinës, sidomos në fushat ku ka interes të dyanshëm.