Cliff: Hapja e zyrës, vetëm hapi i parë drejt veriut
Prishitnë, 29 maj - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff ka deklaruar se hapja e zyrës në veri të Kosovës është vetëm hapi i parë drejt kësaj zone.
Sipas tij, Britania përkrah në tërësi vendimin për hapjen e zyrës në veri të Mitrovicës, duke theksuar se ndërkombëtarët po monitorojnë ashpërsisht edhe mënyrën se si do zgjedhet shefi i kësaj zyre,duke lënë të kuptohet se mënyra se si janë zgjedhur njerëzit deri tani, kanë qenë procese më shumë politike sesa çështje kualiteti.
Gjithashtu Cliff ka shtuar se për njohjen e pavarësisë së Kosovës, qeveria britanike ka angazhuar një staf shtesë. Stafi merret veçanërisht me ambasadat dhe komisionet e larta tona nëpër botë për të inkurajuar më shumë njohje për Kosovën, ka theksuar ambasadori Cliff.
Britania e Madhe është në fakt shteti që deri më tani, ka siguruar një numër të konsiderueshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës.