18 Janar 2025

Clif: KQZ duhet të reformohet

Prishtinë, 30 gusht - Ambasadori britanik Ian Clif thekson se në fletëvotime nuk duhet të shkruhet apo vendoset logoja e Rapublikës së Kosovës, në mënyrë që të ketë një pjesëmarrje pse jo me dëshirë të njerëzve në votime.

Sipas tij, kjo nuk paraqet ndonjë shkelje të ndonjë vije të kuqe pasi nuk ka një ligj në Kosovë që të theksojë se në fletëvotime duhet të jetë \"Republika e Kosovës\", shkruan Kosova Sot.

Clif ka thënë ndër të tjera se KQZ-ja është e politizuar ndaj duhet që të reformohet dhe se ndryshimet individuale në KQZ janë kërcënim për demokracinë e Kosovës.

”Unë mendoj se KQZ-ja është edhe ashtu e politizuar, ne të cilin, pos kryesueses, të gjithë antarët tjerë janë të partive politike dhe kjo ka nevojë të refromohet. Unë nuk mendoj se ndryshimet individuale në KQZ paraqesin kërcënim për demokracinë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Ndërsa nuk ka thënë asnjë koment për çështjen e legalizimit të operatorit serb.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)