Çitaku vazhdon takimet për kordinim me Komuna
Prishtinë, 27 mars - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, sot ishte për vizitë në Komunën e Obiliqit, ku në takim me Kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, u pajtuan për të avancuar kordinimin dhe bashkëpunimin rreth procesit të integrimin Evropian.
Ministrja e Intergimit Evropian Vlora Çitaku, si vazhdimësi e takimeve që ka në agjendë për të takuar kryetarët e komunave të Kosovës, për të avancuar kordinimin dhe bashkëpunimin rreth procesit të integrimit Evropian, ajo sot u prit nga kryetari i Komunës së Obiliqit Gashi të cilin e informoi më në detaje për zhvillimet rreth negociatave për marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe procesin e integrimit evropian në tërësi.
Poashtu, më në detaje ju përkushtuan temave që e ndërlidhin bashkëpunimin e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore si; procesi i riintegrimit të përsonave të riatdhesuar në Komunën e Obiliqit, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt në nivel lokal, mundësitë e financimit të projekteve në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) në nivel komunal.
Njëkohësisht u diskutua edhe për mundësitë e akomodimit në administratën komunale të Obiliqit bursistë nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë Young Cells Scheme, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Tema këto të cilat i kontribuojnë zhvillimit të një administrate profesionale në Kosovë por njëkohësisht edhe i kontribuojnë në tërësi procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave, por edhe fuqizimit të kordinimit ndërmjet institucioneve.
Ministrja Çitaku me këtë rast tha se në mënyrë që të ketë një rritje te kordinimit duhemi të komunikojmë dhe të bashkërendojmë aktivitetet sa më shumë që të jetë e mundur që të arritet sukses sa më optimal.
"Poashtu, komunat duhet të jenë sa më shumë të përfshira dhe të përkushtuara në procesin e riintegrimit të të riatdhesuarve dhe pikërisht sot jemi në komunën e obiliqit dhe do te vazhdojmë me komunat tjera për te parë të arriturat dhe sfidat që kanë komunat në ketë proces.
Çitaku shrehu përkrahjen për Komunën e Obiliqit, si një komunë me specifika të veçanta, duke patur parasysh ndotjen që po shkakton termocentrali në këtë komunë.
Gjithashtu u tha se duhet të përkrahen edhe komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, për tu inkuadruar në shoqërinë kosovare, dhe institucionet gjegjëse si në administratën komunale, ashtu edhe në atë qendrore.
Nga ana e tij Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me nivelin qëndror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë më Integrimin Evropian.