Çitaku udhëton në Bruksel për procesin e liberalizimit të vizave
Prishtinë, 28 nëntor - Si pjesë e qasjes së përgjithshme të Qeverisë së Kosovës ndaj agjendës Evropiane, Ministrja Çitaku ka udhëtuar sot për vizitë katër ditore në Bruksel.
Gjatë kësaj vizitë në kuadër të takimeve të ndryshme do të bashkëngjiten edhe Zëvendës Kryeministrja Kusari Lila, Ministri Rexhepi dhe Kryetari i Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Lutfi Haziri.
Në kuadër të agjendës së ngjeshur katër ditore Ministrja Çitaku do të takon Komisioneren për Punë të Brendshme, znj. Cecilia Malmström; Komisionerin për Zgjerim, tefan Füle, Komisionerin për Tregti, Karel De Gucht; Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandes, Uri Rosenthal; Zëvendës Presidenten e Parlamentit Evropian, znj. Diana Wallis; Deputetë të Parlamentit Evropian, znj. Doris Pack, znj. Ulrike Lunachek dhe Eduard Kukan; Ambasadorin e Holandes në BE, Pieter de Gooijer dhe Ambasadorin e Belgjikes në BE, Dirk Wouters.
Po ashtu, Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, do të merr pjesë si paneliste në samitin Balkans Scorecard të organizuar nga Friends of Europe dhe Konrad Adenauer Stiftung
Vizita do të fillon gjatë ditës së nesërme me takimet me Komisionerin për Zgjerim tefan Füle, deputeten e Parlamentit Evropian znj. Doris Pack dhe Përfaqësuesin e Përhershëm të Holandës në Bashkimin Evropian Ambasadorin Pieter de Gooijer.
Dita e parë do të përmbyllet me darkën ceremoniale për panelistët e samitit Balkans Scorecard.