Çitaku takoi Drejtoreshën e Përgjithshme të SIDA-s Gornitzka
Prishtinë, 3 shkurt - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku u takua sot me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjensionit të Suedisë për Bashkëunim Zhvillimor Ndërkombëtarë (SIDA), Charlotte Petri Gornitzka të shoqëruar nga Ambasadori i Sueidsë në Kosovë Mats Staffansson, Henrik Nilsson, i ngarkuar me punë në Ambasadën Suedeze në Prishtinë.
Ajo me delegacioni mbështetës, ka diskutuar për ndikimin e gjertanishëm të asistencës zhvillimore të Suedisë në Kosovë por edhe për të rritur koordinimin për periudhën në vijim në mënyrë që përkrahja Suedeze të jetë sa ma e suksesshme duke u mbështetur në prioritet institucionale të Qeverisë së Kosovës.
Minsitrja Çitaku bëri një përmbledhje të projekteve që janë realizuar deri më tani dhe theksoi rëndësinë që disa prej tyre kanë pasur në avancimin e shoqërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Ministrja është shprehur falenderuese ndaj përkrahjes së popullit Suedez dhe Qeverisë Suedeze për të ndihmuar Kosovën si nëpërmjet SIDA-s ashtu edhe të projekteve të drejtëpërdrejta.
Ndër të tjera Ministrja Çitaku tha se Suedia në vitet e fundit ka mbështetur procese shumë të rëndësishme në Kosovë, si investime në pylltari, arsim dhe mjedis. Kosova, me partnerë ndërkombëtarë, gjatë viteve të fundit ka konsoliduar fundamentet e zhvillimit ekonomik duke ndërtuar institucione të pavarura, duke fuqizuar institucionet e sundimit të ligjit dhe duke investuar në sektorët e energjisë, arsimit, bujqësisë dhe infrastruktures rrugore..
Nga ana e saj Drejtoresha e Përgjithshme e SIDA-s znj. Charlotte Petri Gornitzka me këtë rast tha se Jam shumë e kënaqur që Bashkëpunimi Zhvillimorë Suedez ka ndihmuar përpjekjet e Kosovës për integrim sa më të suksesshëm në Bashkimin Evropian. Suedia ka një përkushtim afatgjatë për Kosovën dhe është në proces të përpunimit të një strategjie për zhvillimin e bashkëpunimit për shtatë vitet e ardhshme.
Në fund, Ministrja Çitaku është shprehur e kënaqur me kuntributin e deritanishëm që SIDA ka ofruar për qytetarët e Kosovës, dhe ajo është zotuar që siç deri më tani, për të ofruar partneritet të plotë në përiudhën e ardhshme në mënyrë që investimi Suedez të jetë edhe më i suksesshëm në periudhën ne vijim.