19 Janar 2025

Çitaku: Shkëmbimi i territoreve, i parealizueshëm

Prishtinë, 2 dhjetor - Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë seriozisht deklaratën ish-ambasadorit britanik në Beograd, Ivor Roberts, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës ose shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka deklaruar për “Epokën e re” se shteti i Kosovës i merr seriozisht vetëm deklaratat Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Sipas saj, ky shtet e mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.


“Ne si Qeveri e Kosovës i marrim seriozisht deklaratat që vijnë nga Forign Ofice-si dhe nga zyrtarët në detyrë, ndërkohë që deklarata nga një ish-zyrtar nuk është se duhet të trajtohen shumë seriozisht. Politika e Mbretërisë së Bashkuar është shumë e qartë karshi Kosovës. Ajo e mbështet fuqishëm integritetin tonë territorial, pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike”, ka thënë Çitaku.


Ajo ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se skenari i ndarjes së Kosovës është i parealizueshëm. “Jo vetëm se është i parealizueshëm ky skenar, por as nuk e ka mbështetjen në qendrat vendimmarrëse botërore”, është shprehur Çitaku.


Ajo ka bërë me dije se diplomacia kosovare vazhdimisht është në kontakt me diplomacinë britanike.

 

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. Kemi vizita intensive në Londër. Për ne qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar është shumë i çartë. Ky është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës me kufijtë e saj dhe e mbështet Kosovën në integrimin euroatlantik”, ka theksuar Çitaku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)