Çitaku: Serbia ka telashe me Marrëveshjen

Prishtinë, 27 prill - Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se serbët me pakon e Ahtisaarit kanë autonomi.
Është krijuar një antagonizëm për autonominë. Në këtë rast kjo nuk nënkupton karakterin ekzekutiv, ka thënë ajo në emisionin Interaktiv të KTV-së. Serbia ka telashe me këtë marrëveshje dhe ata po detyrohen të zbatojnë një marrëveshje që shkel Kushtetutën e tyre.
Kundërshtinë e madhe në Parlament për këtë Marrëveshje, Çitaku e ka quajtur normale.
Është normale për shkak të historisë. Kemi pritur që kjo do të përcillet me tensione, ka shtuar ajo.