17 Janar 2025

Çitaku reagon për komentet e hoxhës: Morali i hoxhë Irfanit, turp

Prishtinë, 3 qershor - Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku është vënë në mbrojtje të barazisë gjinore, pas videos ku hoxha i Prizrenit pa asnjë fije turpi flet me gjuhë fyese për gratë dhe vajzat në Kosovë.

Ajo ka shkruar në Facebook, duke i rikujtuar Irfan Salihu se gjuha e tij është denigruese dhe fyese. “Posa e pashë një video ku një i ashtuquajtur hoxhë përdorte fjalët më të ulëta për femrën!

E pyes, a ka nënë? A ka motër? A ka grua? A ka vajzë? Gjinia është konstrukt shoqëror, e njerëzit burra e gra janë njerëz! Vlerat, virtytet nuk janë gjinore, po njerëzore!”, ka shkruar ajo. Në një postim të dytë Çitaku ka shkruar: \"Morali i hoxhe Irfanit!!! Turp! Skandal!\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)